25 VJET PA DESHMORIN E KOMBIT GAFURR LOKU

- in Lajme

Shkruan: Halit Naxhaku

Saktesishte me 21 shkurte behen (nje cerek shekulli), plot25 vjet nga vrasja e deshmoreve (babe e bire) Gafurr e Dritan Loku.

Gafurr Loku, lindi më 11.08.1949, në Fshatin Kotlinë tëKaçanikut. U vra para derës se shtepise së bashku me djalin e tij Dritanin, me 21 shkurte te vitit 1999, ne Fsh. Paldenike, teHanit te Elezit, nga njesitet elite te « Dores se Zeze » serbe. Tani me babe e bire qe te dy DESHMOR te kombit. Qyshherët te Ai do të paraqiten ndjenjat kombëtare  patriotike, kuedhe do të burgosët për herë të parë.   Burgun do ta mbanë nëIdrizovë. Gafurr Loku së bashku me atdhetarin e dalluar Rafi Halilin do të jenë shkëndijat e para ndër shqiptarët e Maqedonisë, që do ta ngrejnë zërin e do të angazhohën përBashkim Kombëtarë. Ata nuk do të ndahen e as nuk do tëndalën kurrë deri në vdekje, ku shumë të rinj do ti kishin idol, do tu bashkangjiteshin dhe do të vepronin  bashkarishtë, ku ne kontinuitet do ta ndjekin rrugën e tyre.

Do të ndjekët do të përcjellët kemba kembes dhe do tëarrestohet, së bashku me Rafi Halilin në Prishtinë, më 21 shtator 1972, dhe do të gjykohët më 19 gushtë 1973, ku do tiqyptohët dënimi prej pesë vitesh burgim të rëndë.

Gafurr Loku do të ishte krahu i djathtë i Rafi Halilit, dhesë bashku do të përkushtohën e do ta  themelojnë Organizatëne njohur „Kushtrim i Lirisë“.

Me Platformë dhe Program.

I brymosur me ide kombëtare, i kalitur nëpër hetime, i pamposhtur dhe i papërkulur, i pa lekundur e stoik paradhunës  e torturave gjakpirëse të UDB-ës, si shembull i veçantë i atdhetarit dhe idealistit, veprimtarit, organizatorit tëmirëfilltë, njeri me përvojë të madhe kombëtare, me njëbagazh të madhë burgu, me dijet e » fakultetit të burgut»  qënuk mësohën në asnjë fakultet tjetër prestigjioz  në botë, porvetëm në burgë, e sidomos veçmas ato komunisto-jugosllave, sic ishte ai i « Idrizoves » Si i tillë i pakompromis kurrë! Do tashfrytëzonë përvojën e tij, për organizimin konkret, në atëkohë, duke vendu flamurin kombetar me 1968 ne Tetove, dukeshkruajtur parrolla, pamflete, duke i shpërndarë ata nëpërnxënës, studentë, intelektual, kombëtarë  të dalluar, familjeatdhetare, lagje, vendbanime e qytete tjera shqiptare etj. Qëaso kohe do te ndikoshin dukshëm në ngritjen e vetëdijëskombëtare, a nga ana tjeter ishte me rrezik dhe pagoheshteshtrejte me denim dhe besa edhe me jete! Maqedonia ishteshëndrruar në një burgë për të gjithë shqiptarët, prandaj edhekërkonte zgjidhje në vendë të nënshtrimit, asimilimit e poshtërimit. Në Maqedoni bëheshin eksperimentet e para. Nëse kishin suksesë vazhdoshin pastaj në Kosovë dhe visettjera shqiptare në Jugosllavi. „Suksesi“ nga prapështitë dhe tëpa drejtat ishte i garantuar, ngase vazhdimishtë pa fakte e argumente mirrte përkrahjen e komunistëve sërbo-malazezo-maqedonomdhejnve  sllavo-shovinist të tërbuar e të sëmurëpatologjik kundër nesh shqiptarëve!…

Punë bënte vetëm organizimi masiv dhe i mirëfilltëkombëtarë. Rruga e vetme për te dhe shqiptaret si fillim do teishte vetëm themelimi i një Organizate kombëtare, me njerëztë pastër kombtarisht, nga familje të mira dhe të pastra, tëdëshmuara dhe të ridëshmuara, që janë në gjendje tësakrrifikohën në çdo kohë, e në çdo vend të trungut shqiptarë, qe qendrojne cdo here vertikalisht e te pa mposhtur!

U tha u bë! Organizata do të emrohet “Kushtrimi i Lirisë”, që do të japë kontributin e saj  jo vetëm në Tetovë, e në qytetet tjera shqiptare të Maqedonisë por edhe nëpër tëgjitha trojet tjera shqiptare në ish Jugosllavi e sidomos vecmasne Kosove!

UDB-a i kishte rënë në gjurmë. Gafurr Loku sërish do tëburgosët në vitin 1982.! Edhe këtë burgë do ta mbanë nëIdrizovën e “ famshme-famekeqe” sikur edhe ate të parin.

Unë edhe pse kisha dëgjuar, dhe një herë e kisha takuarjashtë, para se të bie në burgë në Prishtinë te rruga e PrizrenitNr.40 me disa veprimtarë tjerë në vitin 1982.Tani do ta gjeja si i  dënuar, banor  në Idrizovë, ku nga 12 aq sa isha denuar, do tikalojme gati nja tre vite bashke. Ai çdo temë e kishte përorganizimin, veprimin, historinë, kushtet e shqiptarëve, çlirimin, deri te Bashkimi Kombëtarë.

Ajo që mundë të veçoj te Gafurri ishte se: Ishte i matur, i pjekur politikishtë, vizionar, i vëndosur, i pakompromis  përçështjen kombëtare, trim, ideolog, shumë i lexuar-erodit, stabil, pozitiv, gjithmon i buzëqeshur, i shoqeruar, humanitare, i sinqert , i rrepte dhe i prere, po e kerkoi nevoja etj. Ai ishtegjys kaçanikas, gjys tetovar. I thoshim: po u nda Kosova e i bashkohët Shqipërisë e Maqedonia rastesishte mbet këndej, kudo të jetosh ti?! Gafurri vazhdimishtë përgjigjeshte andej ngado të bëhët e ku do të jetë Shqipëri. Gjatë shetitjes ai ushtronte. Shpeshë herë  verës do të  hecte e vraponte zbathurpa atlete. Thoshte po pregaditëm, po i forcoj këmbët, e ku i dihet, sepse do të më duhet kondicioni kur do të dalë nëburgun e jashtëm, se ne edhe jashtë jemi në burg te hapet!

Kontribuove maksimalishte nje jete te tere. Cdo here isheshembull dhe udherrefyes per te tjeret. Guximi dhe trimeriajote, mbesin frymezim brezash per gjeneratat e ardhshme.

Prandaj ne shoket e tu, (82-98, aq sa ishim te burgosurpolitik asokohe, ne vitet 1980/90 ne burgun e “Idrizoves”) kemi qene te privilegjuar dhe shume me fat, qe te kemi njohurdhe te kemi pasur ne mesin tone, sepse te gjithe cdo hereishim BASHKE si nje familje e madhe, nje per te gjithe e tegjithe per nje.

Kombet qe kane njerez si ti, nuk zhduken kurre, por cdohere do ta shkruajne historine e lavdishme, me gjake e shkronja te ARTA, do ta ngrejne FLAMURIN KUQ E ZI, larte e me larte ne te gjitha trojet e banuara me shqiptare, kusot per sot jane te ndara e te copetuara, cop e grime ne disamini shtete!

Armiku serb dinë çka bënë, i vret më të mirët nga më të mirët. Vritet së bashku me djalin e tij dhe nuk arrinë ta shijoe për dymuaj këtë gjysëm lirije që aq shumë e deshi, dha  kontribuoi për te!…

Te qoftë i lehtë dheu amë i Kosovës se cunguar-gjysëm të lire, dhe jo plotësishtë ashtu siç deshte dhe preferonte e per ckaangazhoheshte Gafurri me shokë!

Për Shqipërinë e Bashkuar!…

LAVDI!

H. N. Dat.19.02.2024/Oher-RMV-Walenstadt-CH.