Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, i ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti për qasjen në veri.
Ajo ka bërë me dije se pretendimet e Qeverisë së e kanë shtri sovranitetin në veri janë vetëm propagandë.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se në atë pjesë të vendit vetëm Policia e Kosovës po funksionon.
Ajo ka treguar se çka kanë bërë qeveritë e mëhershme për atë pjesë.
“Veriu pa sovranitetin e shtetit plus me protektorat te shtuar, forcat e KFOR-it cdo dite po shtohen ne veri – propaganda e qeverise se ka bere ndryshime thelbesore ne veri jane te paverteta – ne veri nuk funksionojne gjykatat e Kosoves, nuk funksionojne kater komunat, nuk paguhet rryma, madje as faturat e rrymes nuk iu kane shkuar qytetareve. I vetmi institucion qe funksiononon eshte policia e Kosoves por pa policet serb. Ne qeverite e kaluara e shtrijme sovranitetin ne veri, i vendosem te gjitha institucionet e shtetit ne veri, e vendosem kufirin me Serbine, madje shenjuam dhe pikat kufitare“, ka shkruar ajo.