Profesori në Oxford: Gjykata Speciale mbështetet në përpjekjet për të rishkruar historinë e konfliktit në Kosovë

- in Lajme

Profesori i historisë së Ballkanit në Kolegjin St Cross në Oxford, James Pettifer, ka komentuar zhvillimet e fundit në Gjykatën Speciale.

Në një postim në rrjetin social X ku ka shkruar Uk Lushi lidhur me përvjetorin e pavarësisë dhe gjykimeve në Hagë, Pettifer ka dhënë mendimin e tij.

“Mendoj se kjo është e vërtetë. E gjithë ndërmarrja e Hagës mbështetet në përpjekjet për të rishkruar historinë e konfliktit”, ka shkruar ai.

Ai këtë koment e shkroi në postimin e Uk Lushit, pjesëtarit të Batalionit Atlantiku.

“Urime 16-vjetorin Kosovë! Në këtë ditë madhështore, të mos harrojmë njeriun e quajtur Uashingtoni i Kosovës, @HashimThaciRKS Ai është ende në burg!! Ai dhe miqtë e tij do të fitojnë kundër @SpecialChambers sepse ata janë të drejtë dhe të pafajshëm. Kosova do të shfajësohet”, ka shkruar ai.

/Demokracia