Ka me muaj të tërë që s’është dukur gjëkundi mediatikisht, por Zëvendës Ndihmës Asistenti i Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, e vlerësoi për “veprim të njëanshëm i cili prodhon pasoja” çështjen e zbatimit me doemos të shpejtë të Rregullores së amandamentuar të BQK-së që ndalon valutën serbe si mjet ligjor pagese në Kosovë.
Escobar iu referua qëndrimeve të përçuara nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, për çka tha se për çështjen e dinarit “kemi qenë tejet të qartë”.
“Kjo çështje duhet të zgjidhet përmes dialogut të fascilituar nga Bashkimi Evropian si dhe që vendimet të tilla duhet të komunikohen me kohë të mjaftueshme dhe me njoftim të mjaftueshëm te popullata e cila ndikohet; dhe ne qëndrojmë të gatshëm t’i ndihmojmë të dyja vendet që të zgjidhin çështjen. Por, që të dyja duhet t’i rikthehen dialogut dhe t’i përmbushin marrëveshjet ekzistuese”, tha Gabriel Escobar në një prononcim për agjencionin serb të lajmeve “Tanjug”.
Veç kësaj, Escobar tha se “shumë nga këto çështje” parashihen të zgjidhen përmes Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, përkatësisht se qysh në draft-Statutin e BE-së ky trup do të financohej nga Serbia përmes një banke të regjistruar dhe licensuar nga Banka Qendrore e Kosovës, ku edhe do t’i nënshtrohej vëzhgimit dhe transparencës brenda kornizës ligjore të Kosovës.
Në lidhje me çështjen e dinarit, edhe ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, u pyet nga agjencioni serb i lajmeve, për çka tha se ShBA ka shprehu qysh në fillim “shqetësimin e saj” në rapot me atë se si ndikon ajo “te njerëzit e zakonshëm”.
“Nuk dua të hyjë në detaje se çfarë po ndodh në Kosovë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë tejet e qartë rreth shqetësimeve ndaj kësaj përpjekje për të ndaluar dinarin dhe çfarë kjo do të thotë për njerëzit normalë mesatarë; ShBA ka qenë shumë e qartë”, tha Hill.
Cili ka qenë qëndrimi i ShBA-së?
“Duam që Qeveria e Kosovës të jetë partner me ne në këtë çështje shumë të ndjeshme…Nëse qeveria nuk dëshiron të jetë partner në këtë afektohet cilësia e partneritetit (Kosovë-ShBA)”.
Kështu e pati përkufizoi para mëse një jave kërkesën dhe konstatimin e tij, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, pas takimit që patën mbarë ambasadorët e QUINT-it, përfshirë Turqisë, me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me ftesën e këtij të fundit, ku temë ishte ndalimi i valutës serbe pas hyrjes në fuqi të Rregullores së re të BQK-së.
Hovenier tha se hanë “të shqetësuar shumë me mënyrën se si po zbatohet” Rreglluroja e Bankës Qendrore të Kosovës, e jo që po zbatohet – duke thënë se ShBA respekton në plotni zbatimin e Kushtetutës së Kosovës që të ketë vetëm një valutë si tender ligjor.
“Në bisedën që patëm me Kurtin, besoj që të gjithë ne prej diplomatëve shprehëm shqetësime shumë të ngjashme për mënyrën e zbatimin. Unë thjesht mund t’ua them çfarë ShBA dëshiron të sheh; që është shtyrja e zbatimit të kësaj Rregulore deri kur të bëhet më shumë punë për të zhvilluar një plan dhe strategji, dhe vizion që fakton disa realitete, disa shqetësime të komunitetit por edhe disa praktikalitete, se si një individ që paguhet një benefit social me para në dorë, si funksonon kjo për të”, shtoi ai.
“E lë Qeverinë të flas për atë se sa janë të përgatitur për të rikonsideruar se si do ta zbatojnë këtë rregullore. ShBA kërkon shtyrje, më shumë punë të bëhet në zbatimin e saj që të jetë në përputhje me standardet evropiane dhe të ketë mjaftueshëm kohë edukuese”, ka thënë Hovenier.
“Në lidhje me veprimet e mundshme të ShBA-së, mund të them se ne shpresojmë që Qeveria të jetë partner me ne këtu, kjo është çka duam, partneritet…ndërsa në atë se sa Qeveria nuk dëshiron të jetë partner me ne në këtë çështje tejet të ndishme do të ketë ndikim në cilësinë e partneritetit tonë”, ka shtuar ai./Demokracia