Ish-kryeshefi i KPM-së dënohet me dy vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë

- in Lajme

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-kryeshefit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Luan Latifi, i akuzuar për marrje ryshfeti, duke e dënuar me 2 vite burgim efektiv dhe 5 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi u shpall të martën nga kryetari i trupit gjykues, Alban Ajvazi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, Latifit iu shqiptua edhe dënim plotësues- ndaimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike në kohëzgjatje prej 3 vitesh.

Në dënimin e shqiptuar me burgim, të njëjtit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburigm dhe arrest shtëpiak.

Kurse, dënimin me gjobë, obligohet ta paguajë në afat prej 30 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Nëse i njëjti nuk paguan dënimin me gjobë, ky dënim i zëvendësohet me burgim, duke iu llogaritur 20 euro për një ditë burgim./Demokracia