Kurti takon ish-kryeministrin maqedonas, por jo Xhaferin – kryeministrin shqiptar nuk e takoi e as s`e telefonoi

- in Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për çdo ditë po e tregon ftohjen e raporteve me Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit.

I pari i Qeverisë së Kosovës sot ka vizituar Maqedoninë e Veriut dhe nuk është takuar me Talat Xhaferin, kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kësaj vizite, Kurti është takuar me ish-kryeministrin e Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, i cili ka dhënë dorëheqje muajin e kaluar për të ia mundësuar që Talat Xhaferi të bëhet kryeministri ri parë shqiptarë në këtë vend.

Lëvizja Vetëvendosje ka treguar se Kurti ka marrë pjesë në takimin rajonal të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropiane (PSE).

Me ftesë të Fondacionit gjerman Friedrich Ebert (FES), Kryetari i Lëvizjes, njëherit Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në takimin rajonal me udhëheqës të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian (PES), që u mbajt në Selinë e Lidhjes Social Demokratike të Maqedonise (LSDM), në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup. Çështje qendrore e diskutimeve ishte jetësimi i zgjerimit të Bashkimit Evropian marrë parasysh realitetet e reja gjeopolitike, avancimi i agjendës socialdemokratike në Ballkanin Perëndimor dhe mobilizimi kundër rrezikut prej frymës në rritje të ekstremit të djathtë në Evropë”, është thënë në njoftimin e VV-së, duke treguar se kush ka qenë pjesë e këtij forumi.

Të pranishëm në këtë takim, krahas Kryeministrit Kurti dhe bashkë-drejtuesit të SPD gjermane, Lars Klingbeil ishin drejtues dhe përfaqësues të lartë të partive simotra nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, dhe Mali i Zi. Gjatë këtyre takimeve, Kryeministrit Kurti ishte i shoqëruar nga Drejtuesi i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të LV-së, njëherit ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku”, është thënë në njoftimin e VV-së.

Kuri nuk e telefonoi Xhaferin

Ndonëse zgjedhja e Talat Xhaferit si kryeministër është vlerësuar si ngjarje historike, kryeministri Kurti nuk e kishte cilësuar si të tillë.

Kryeministri Kurti e kishte uruar Talat Xhaferin vetëm me një status në profilin e tij në “Facebook”.

Xhaferi ka treguar se Kurti nuk e ka telefonuar fare për ta uruar për marrjen e përgjegjësisë së re.

Në një intervistë për DË, Xhaferi ka treguar se Kurti e ka përgëzuar vetëm përmes “Facebook”-ut.

Unë nuk i shoh gjërat kështu. Kurti është kryeministër i Republikës së Kosovës, unë jam kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai ka zgjedhur të më përgëzojë përmes Facebook-ut, ndaj nuk ka arsye që unë t’i lidh marrëdhëniet ndërpartiake me marrëdhëniet ndër-institucionale. Janë dy gjëra të ndryshme”, ka thënë Xhaferi.

Ndërsa DË e pyeti Xhaferi nëse Kurti e ka telefonuar, ai ka thënë se nuk ka marrë ndonjë telefonat kryeministri kosovare.

“Nuk më ka marrë në telefon, ai ka zgjedhur këtë mënyrë komunikimi.”, është përgjigjur Xhaferi.

Në urimin e tij për Xhaferin, Kurti nuk e kishte përmendur fare faktin se ai është kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni të Veriut.

Dëshiroj t’i uroj suksese për detyrën e tij të re, atë të kryeministrit në qeverinë teknike e cila pas tre muajsh do ta çojë në zgjedhje vendin tonë fqinj e partner. Miqësia dhe bashkërendimi për projekte të përbashkëta uroj të jenë shenjues të dy qeverive tona gjatë qeverisjes Xhaferi”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në “Facebook”.

As në vizitën e tij paraprake në Maqedoni, Kurti nuk kishte takuar zyrtarët e BDI-së dhe Ali Ahmetin. Gjatë vizitës që e kishte bërë vitin e kaluar në Tetovë, ai kishte takuar vetëm përfaqësuesit e partive opozitare shqiptarë. Kurti është kritikuar në Kosovë se po përzihet në zgjedhjen e brendshme në Maqedoni, të cilat do të mbahen në muajin maj.

Madje, në muajin e kaluar, kryeministri Albin Kurti se bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjufca i kanë pritur në takim krerë të partive politike shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Në këtë takim që është mbajtur në Zyrën e Kryeministrit Kurti prezent kanë qenë Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët (ASh) dhe kryetar i Komunës së Gostivarit dhe udhëheqësit e Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN): Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA e kryetar i Komunës së Tetovës, Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe deputet, si dhe Afrim Gashi, kryetar i Alternativës dhe deputet./Demokracia