FAZ: A po e pret Serbia “një mundësi” për ta pushtuar veriun e Kosovës?

- in Lajme

Gazeta e njohur gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, i ka kushtuar edhe njëherë vëmendje veriut të Kosovës.

A po e pret Serbia një “mundësi” për ta pushtuar veriun e Kosovës?, titullohet artikulli I gazetarit të njohur gjerman, Michael Martens.

Në shkrimin e publikuar në FAZ, shpjegon se kur në janar Shtetet e Bashkuara, do t’I dorëzojnë 246 raketa antitank “Javelin”, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kishte premtuar investime rekord për ushtrinë.

Ai kishte premtuar se do të blente, mbrojtje kundër dronëve, helikopterë, e tash e një vit thuhet se kishte premtuar për ushtrinë edhe një mijë dronë.

Në artikullin e Martens, shkruan se sipas Institutit të Stokholmit, vitin e kaluar Serbia kishte investuar më së shumti në ushtri sesa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, andaj sipas tij Vuçiq nuk flet kot për industrinë ushtarake, duke blerë sisteme janë blerë sisteme kineze FK-3 dhe armë të tjera.

Do të thotë Kosovë

Frankfurter Allgemeine Zeitung, Vuçiqin e quan “politikanin më të fuqishëm në Beograd që nga koha e Titos”.

FAZ merr si shembull të forcimit edhe Azerbejxhanin, që bëri gjithçka si duhet.

“Me vite forcoi ekonominë, ushtrinë, veçanërisht forcat speciale dhe priti me durim që rrethanat gjeopolitike të ndryshonin”, shkruan gazeta gjermane transmeton Klankosova.tv

“Ishte e qartë për audiencën e tij se çfarë donte të thoshte në të vërtetë.” Nacionalistët kanë kohë që flasin hapur për këtë. Kur situata politike në botë të ndryshojë në favor të Serbisë – për shembull, me humbjen e Ukrainës ose me fitoren e Donald Trump në zgjedhje – mund të vijë momenti, thonë ata, për të rimarrë veriun e Kosovës, i cili është i banuar me serbë përmes veprimeve ushtarake”, shkruan Martens.

Gazetari gjerman citon Katarina Gjokiqin, eksperte ushtarake nga Instituti SIPRI, e cila thotë se nuk ka rrezik të madh për një konflikt konvencional ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përderisa trupat e NATO-s janë të vendosura në Kosovë. Përveç kësaj, thotë ajo, Serbia është ekonomikisht e varur nga BE-ja, kështu që nuk mund të përballojë sanksione.

Ajo vazhdon duke folur për problemet e mëdha të Serbisë me personelin në ushtri, largimin e njerëzve, gjendjen e keqe të njësitit të tankeve.

Siç vlerëson FAZ, një pushtim me tanke do të ishte një “sipërmarrje potencialisht katastrofike për Serbinë, nëse Kosova merr shtizat me kohë”, të cilat, siç u tregua në Ukrainë, shkatërrojnë efektivisht tanket.

Një burim amerikan i kësaj gazete shpjegon se Prishtina mund të presë edhe me vite për këto raketa antitank sepse “në kohën e duhur” gjithçka që mund t’i dorëzohet Ukrainës.

Kujtohet edhe kundërshtimi i republikanëve amerikanë për dërgimin e raketave në Kosovë, prandaj supozohet se Trump, në rast fitoreje, mund ta pengojë atë dërgesë.

Sulm nga forcat speciale?

Gazeta gjermane shkruan se ekspertët dhe “atashetë ushtarakë perëndimorë” nuk besojnë në një pushtim tankesh në Ballkan.

“Në Prishtinë, ata ndoshta i konsiderojnë sulmet nga strukturat paraushtarake ose ilegale, të mbështetura nga Beogradi, si një kërcënim më të mundshëm dhe më real. Këtë e pamë vërtet në vitin 2023”, thotë Katarina Gjokiq, duke iu referuar sulmit në Banjskë.

“A është kjo arsyeja pse Vuçiq flet shpesh për rëndësinë e njësive speciale për Serbinë?”, pyet Martens.

Gazetari Martens shpjegon se shpesh presidenti serb Vuçiq, e lavdëron njësinë speciale “Cobra”.

Gjokiq tha gjithashtu se duhet të merret parasysh disponimi i serbëve në veri të Kosovës.

Sipas saj “nëse ata mendojnë se shqiptarët janë kërcënim për ta, atëherë është e mundur edhe rezistenca e popullatës vendase.

FAZ e interpreton si vijon: “Njësitë speciale serbe sigurisht që do ta kishin mbështetjen e banorëve në veri të Kosovës”.

Por, gazeta e njohur raporton se edhe përmirësimi i radhëve të njësive speciale serbe vuan nga mungesa e të rinjve.

Vuçiq kishte njoftoi për pranimin e pesë mijë personave në njësitë speciale, por sipas FAZ, një “vëzhgues i trajnuar ushtarak nga Beogradi”, thotë se: “Sipas njohurive tona, një numër i ulët treshifror i njerëzve janë regjistruar. Dhe shumë prej tyre nuk do të jenë të përshtatshme”.

Sipas FAZ, çështja e luftës dhe paqes në Ballkan është shumë e varur nga Shtetet e Bashkuara, të cilat i kanë negociuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme të paqes pas konflikteve në Bosnje, Kosovë dhe Maqedoni.

“Por shumë kanë frikë se po i afrohemi fundit të epokës Pax Americana – sigurisht nën Donald Trump si president, por edhe nëse ka një zgjedhje të re të Joe Biden, e cila është shkaktuar nga shumë kriza.”

Serbia po armatos masivisht Ukrainën

Frankfurter Allgemeine Zeitung, thekson se Vuçiq ka arritur të jetë “në mëshirën e Washingtonit përmes dërgesës gjithëpërfshirëse të municioneve që arrijnë në Ukrainë përmes devijimeve të synuara”.

“Natyrisht, Vuçiq e mohon publikisht këtë, ndër të tjera për shkak të ndjenjës pro-ruse në Serbi që aparati i tij mediatik është duke u rritur sistematikisht prej vitesh. Por prapaskenat e dinë të gjithë”, shkruan gazeta.

Veçanërisht për t’u theksuar është raketa 122 milimetra e prodhuar nga kompania serbe Edepro, e cila ka një rreze veprimi prej rreth 40 kilometra, dy herë më shumë se shumica e raketave të atij kalibri. Siç shkruan FAZ, ajo është veçanërisht e përshtatshme për ukrainasit, sepse raketa mund të lëshohet nga lëshuesi i tipit Grad që ata kanë.

“Kjo është diapazoni me të cilin Ukraina e kapërcen armikun.” Kjo i jep asaj avantazhe të mëdha”, thotë një ekspert ushtarak i paidentifikuar për FAZ.

“Një burim i lidhur mirë në Beograd thotë me krenari se municionet e artilerisë serbe janë më të sakta se municionet bullgare, të cilat i furnizohen edhe Ukrainës”, shkruan gazeta transmeton Klankosova.tv

“Municionet serbe janë ende duke u përdorur në fushat e betejës së Ukrainës kundër Rusisë, jo në Ballkan. Nëse do të mbetet i tillë sot është më pak e sigurt se vetëm disa vite më parë”, përfundon Michael Martens në një artikull për FAZ./Demokracia