Nga një ish-zëdhënës i UÇK-së, historian dhe politikan, Jakup Krasniqi është prezantuar si i akuzuar për krime lufte në biografinë zyrtare të tij në uebfaqen e Zyrës së Presidentit.
Në hyrje të biografisë së Jakup Krasniqit si ish-ushtrues detyre i presidentit, kabineti i Vjosa Osmanit është kujdesur që Jakup Krasniqin ta paraqes si një të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Kushdo që hyn e lexon këtë biografi mund ta shoh sesi Presidenca e sheh një ish-zyrtar të lartë të shtetit.
Kjo është forma më skandaloze e prezantimit të biografisë së një ish-drejtuesi të lartë të UÇK-së.
/Demokracia