“Kujta, Kujta”, Edona vërshohet nga një pjesë e publikut posa del nga vetura – VIDEO

- in ShowBiz

Senzacioni i edicionit të dytë të formatit “Big Brother VIP Kosova” padyshim që u cilësua transgjinorja Edona James.

Qysh në javët e para ajo arriti të marrë dashurinë e publikut, për të cilën ishte shprehur se i kishte munguar, e se s’do ta besonte që do t’i ndodhte një gjë e tillë.

Pavarësisht se një pjesë e qytetarëve ‘e përqafuan’ Edonën, një pjesë tjetër e tyre patën kritika duke shprehur kundërshtimet e tyre për vendimet e konkurrentes.

Madje, disa nga ta mbrëmë edhe ‘e gozhduan’ duke ia rikujtuar të kaluarën, më saktësisht emrin para ndërrimit të gjinisë.

Pamje në vijim:

/GazetaSinjali/