Një ukrainase ka njoftuar në Policinë e Kosovës, se gjashtë persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj në rrugën Rrustem Statovci në Prishtinë.
PK ka raportuar se ukrainasja ka treguar se këta persona i kanë marrë rreth 15000-16000€, 100 dollarë, pasaportën e Ukrainës dhe disa valuta ukrainase.
“Rr. Rrustem Statovci, Prishtinë 02.02.2024 – 22:15. Ankuesja ukrainase ka njoftuar policinë se në banesën e saj kanë hyre rreth 6 persona të dyshuar të panjohur dhe nën kërcënimin e thikës i kanë marrë rreth 15000-16000€, 100 dollarë, pasaportën e Ukrainës dhe disa valuta ukrainase. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime.” – thuhet në njoftim./Demokracia