Presidenca e Kosovës ka buxhetuar një shumë të majme të parave që Vjosa Osmani të dalë bukur në videot dhe fotografitë e eventeve, ku do të marrë pjesë në këtë vit dhe në vitin e ardhshëm, shkruan Demokracia.com.
Presidentes Vjosa Osmani nuk po i mjafton stafi i vet i brendshëm për shfaqjen e saj në eventet artistike. Presidenca ka menduar që të angazhojë një kompani të veçantë, e cila asaj do t’i bëjë video e fotografi.
“Shërbime të Grupit për përformancë artistike, moderim dhe mbulimin e eventeve përmes fotografive dhe videove”. Kështu quhet tenderi që është hapur sot nga Zyra e Vjosa Osmanit.
Këto shërbime po i kërkon Presidenca në këtë kontratë:
Moderim të eventeve – 15 shërbime.
Fotograf për event – 5 shërbime.
Ideografi për event – 6 shërbime.
Grup artistik me përbërje deri në 5 persona – 10 shërbime.
Grup artistik me përbërje deri në 10 persona – shërbime.
Grup artistik me përbërje mbi 10 persona – shërbime.
35 mijë euro është shuma e vendosur për këto pak shërbime për përfituesin e kontratës.
Vendi i angazhimit, siç ka njoftuar Presidenca, është brenda Kosovës dhe caktohet nga Zyra e Presidentes. Ndërsa, grupi i përformancës artistike, varësisht nga natyra e eventit, caktohet në konsultim me prokurimin. /Demokracia.com/