Sot vazhdon intervistimi i Naim Murselit në Prokurorinë e Shtetit.
I dyshuari për porositjen e vrasjes së Liridona Ademajt, bashkëshortes së tij që u ekzekutua me armë më 29 nëntor, është dërguar sot nga Burgu i Sigurisë së Lartë në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Pamjet, të cilat i ka publikuar portali Nacionale, tregojnë automjetet e policisë në përcjellje teksa e dërgojnë të dyshuarin në Prokurori.
Gjashtë ditë më parë, Naim Murseli u intervistua në Prokurorinë e Shtetit lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt.
Murseli dhe dy të tjerë Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla dyshohen për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të kaluar në Prishtinë.
Murseli dyshohet për shkak të veprës penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje, Plava për vrasje të rëndë dhe mbajtje në pronësi të armëve, ndërkaq Kokalla për marrëveshje për të kryer vrasje të rëndë./Demokracia