Policia futet brenda një zyre afër me stacionin e tyre: Dyshohet se përdorej ilegalisht me sistem të Serbisë

- in Lajme

Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion shumë afër me stacionin e tyre në qendër të Prishtinës.

Një zyrë vetëm pak metra stacionit të Policisë është bastisur, nga ku janë nxjerrë dokumente.

Kjo zyrë pretendohet se është përdorur nga serbët si ambulantë. Ku, qytetaret serb ne Prishtinë kanë marrë sherbime.

Serbët këtë ambulantë e cila ka funksionuar me sistemin e Beogradit e kanë përdorur për marrjen e ineksioneve, infuzioneve si dhe ne raste të ndryshme të kontrollave mjekësore.

Kjo ambulantë ka funksionuar tash e 23 vite vetëm disa mentra larg statcionit kryesor në qendër. Policia dhe forenzika, kanë larguar dokumentacione dhe paisje të cilat ishin mbrenda kësaj zyre.

/Demokracia