“Ju lumtë zoti Pozhari…” | VV e kalon me votë bashkëshorten e analistit të preferuar të tyre në një pozitë të anëtares në KPK

- in Lajme

Emine Abdyli-Pozhari, bashkëshortja e analistit të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, Xhevdet Pozhari, njëherit edhe ish-këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, pas rekomandimit në një pozitë të anëtarit joprokuror në Këshillin Prokurorial të Kosovës ka marrë dritën e gjelbër në Komisionin për Legjislacion nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Abdyli-Pozhari është propozuar/rekomanduar nga radhët e fakulteteve juridike, ndërsa ushtron pozitën e anëtares së Këshillit Drejttues në Universitetin Publik “Haxhi Zeka” në Pejë, në pozitë të cilin po ashtu ishte emëruar nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në maj të 2021’ës.

Një përzgjedhje e tillë u bë ngaqë para më se një muaji, Kuvendi i Kosovës e kishte shkarkuar Agron Bekën, i cili e ushtronte këtë post, ndërsa me votimin në komision për legjislacion, emri i saj dërgohet në Kuvend për votim./Demokracia