Tashmë edhe zyrtarisht, Talat Xhaferi është kryeministër i qeverisë kalimtare të Maqedonisë së Veriut.
Me 65 vota pro dhe 3 kundër, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi për kryeministër Talat Xhaferin nga subjekti politik BDI, shkruan Demokracia.com
Xhaferi do ta udhëheq Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për 100 ditë deri në zgjedhjet e ardhshme.
Talet Xhaferi iu drejtua Kuvendit në gjuhën shqipe kur prezantoi programin e Qeverisë.
Ai u bë shqiptari i parë në historicqë bëhet kryeministër i Maqedonisë së Veriut. /Demokracia.com