Besnik Mujeci asambleist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, njëherit edhe eksponent i partisë në pushtet deri në momentin e arrestimit, u kap me drogë nga autoritetet shqiptare vitin e kaluar.
Që nga gushti i vitit të kaluar ai ndodhet në duart e autoriteteve shqiptare.
Nga prokuoria shqiptare e Tiranës për lajmi.net kanë dhënë një përgjigje, duke thënë se hetimet vazhdojnë dhe për arsye të “sekretit hetimor” nuk mund të ndajnë më shumë detaje.
Të enjtën KQZ e ka zëvendësuar asamblistin e Vetëvendosjes, Besnik Mujeci, i cili vitin e kaluar u kap me drogë në Shqipëri, shkruan Demokracia.com.
Për çka akuzohet Mujeci?
Me 15 gusht është arrestuar në Shqipëri, Besnik Mujeci, asamblist i VV-së, nën dyshimin për trafikim të drogës.
Më saktësisht, policia e Shqipërisë konfiskoi 11 mijë doza ekstazi në Tiranë.
Kush është Besnik Mujeci?
Besnik Mujeci, 40- vjeçar, është asamblist i Lëvizjes vetëvendosje, i cili në zgjedhjet e fundit për Asamble Komunale ka marrë 608 vota.
Mujeci njihet edhe për përplasje me ish-kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Madje, ky i fundit e kishte ftuar Mujecin që t’I qerojnë hesapet jashtë sallës së Kuvendit.
Në vitin 2020, Mujeci ishte ndaluar edhe nga Policia e Kosovës për prishje të rendit dhe qetësisë, ku ishte gjobitur me 50 euro gjobë.
Besnik Mujeci ishte zgjedhur tre herë radhazi asamblist i VV-së në komunën e Prishtinës. /Demokracia.com/