Besnik Bislimi po i ‘rehaton’ dostat nëpër pozita, shoku i tij bëhet anëtar i bordit KRU “Drini i Bardhë”

- in Lajme

Qeveria e Kosovës ka emëruar të mërkurën anëtarët e Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujitjes “Drini i Bardhë“.

Pjesë e këtij bordit është edhe Ilaz Halili, anëtar i bordit të KRU “Drini i Bardhë”. Halili ka qenë anëtar i bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrjeje, deri në zgjedhjen e bordit të ri.

Ai është dosti i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, me të cilin kanë qenë një shkollë me të.

Halili është avancuar në pozitën e menaxherit Menaxher Departamenti – Sigurimi i te hyrave, ndonëse s’ka pasur pozitë të mëhershme menaxheriale.

Pjesë tjetër e bordit të KRU “Drini i Bardhë” janë si vijojnë: Arjeta Zeka – kryesuese, Shkodran Gaxherri – anëtar, Zamire Deçani-Beqiri – anëtare, Rina Sylafeta-Kumnova – anëtare dhe Besim Kajabegolli – anëtar./Demokracia