“Familjarët e kusherinjtë janë për dasma, jo me i shti në punë” | Kurti e “kap” fuqishëm Bankën Qendrore, shoku i tij i studimeve emërohet Zëvendësguvernator

- in Lajme

Milot Cakaj sot është emëruar sot zëvendësguvernator në Bankën Qendrore të Kosovës.

Pasi kishte ardhur në pushtet, kryeministri Albin Kurti e kishte angazhuar Cakajn në kabinetin e tij, duke e emëruar si këshilltar politik më 20 mars të vitit 2020.

BQK-ja njoftoi sot se pas një mbledhjeje, Cakaj u emërua si zëvendës i guvernatorit, së bashku me Neserin Shilekun. Ata, siç njoftoi BQK, “do të jenë përgjegjës primar për fushën e Mbikëqyrjes Financiare, Praktikat e Tregut, Rishqyrtimin dhe Shërbimet e Përgjithshme”.

BQK tha se “përzgjedhja është bërë sipas kërkesave të Ligjit të BQK-së përmes një procesi konkurrues dhe meritor, me propozim të Guvernatorit”.

Me përfundimin e këtij procesi, BQK tha se tashmë janë plotësuar të gjitha strukturat vendimmarrëse të BQK-së të përcaktuara në Ligjin e BQK-së dhe Strukturën Organizative./Demokracia