Kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës, që u braktisën nga kryeministri Albin Kurti, sot janë bërë bashkë.
Për 4 kryetarët e komunave veriore është duke vazhduar procesi i shkarkimit përmes peticioneve. Mbetet të shihet cili do të jetë epilogu i procesit dhe nëse do të arrihet pragu prej 20 %.
Ata qëndruan me muaj të tërë në detyrë, por u braktisën nga politika.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, shkruan Demokracia.com.
Zeqiri ka treguar se sot bashkë me zëvendësministrin e MAPL-së, Arbër Vokrrin, kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe atë të Zveçanit, Ilir Peci, kanë qëndruar për vizitë tek kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Zeqiri ka shkruar se në këtë takim kanë biseduar për sfidat dhe problemet që i preokupojnë.
“Ishte nder dhe kënaqësi të jemi së bashku me zv Ministrin e MAPL. z Arbër Vokrrin dhe kryetarët e komunave Veriore z Erden Atiq, Ilir Peci dhe une Izmir Zeqiri musafir te krytari i komunes së Leposaviqit z Lulzim Hetemi ku patëm rastin të bisedojm për të gjitha sfidat dhe problemet që na preokupojn”, ka shkruar Zeqiri. /Demokracia.com/