DOKUMENT | Kurti dhe Haxhiu e zvogëlojnë mbështetjen shtetërore për drejtuesit e UÇK-së në Hagë, e kufizojnë edhe më shumë me akt të ri nënligjor

- in Lajme

“Neni 2 – Paragrafi 2 dhe 3 [nga neni 11] i Udhëzimit Administrativ [MD – NR. 08/2022] bazik fshihen”.

Mjafton vetëm një rresht në Udhëzimin e ri Administrativ që po përgatitet nga Ministria e Drejtësisë, e cila drejtohet nga Albulena Haxhiu, që të zvogëlohet e kufizohet jashtëzakonisht shumë mbështetja thelbësore për të akuzuarit pranë Dhomave të Speicalizuara të vendosura në Hagë.

Me anë të nenit 2 të Udhëzimit të ri Administrativ, Ministria e Drejtësisë, do t’i japë fund shqyrtimit të mbështetjes financiare në raste të veçanta të paraqitur nga mbrojtja kur tejkalohet shuma e përcaktuar në marrëveshjen bazë.

Në Udhëzimin e kaluar Administrativ, Nr. 08/2022, gjithashtu i nënshkruar nga ministrja Haxhiu, “në raste të veçanta, kur për shkaqe objektive, kërkesa e paraqitur nga mbrojtësi i angazhuar tejkalon shumën e përcaktuar në marrëveshje, Njësia i propozon Komisionit, shqyrtimin e saj. Propozimi përmban arsyetimin me shkrim”.

Sipas Udhëzimit Administrativ të deritashëm, Komisioni kishte për detyrë të shqyrtojë “rrethanat që kanë çuar në tejkalim të tarifave të pëcaktuara me këtë Udhëzim Administrativ dhe varësisht nga arsyetimi, e aprovon apo refuzon të njëjtën”.

Por, me Udhëzimin e ri Administrativ, i cili ka dalë në shqyrtim publik më 12 janar 2024, këto dy paragrafe [2 dhe 3] do të fshihen. Kjo do të thotë se këkesat e kësaj natyre nuk do të ketë bazë për t’u shqyrtuar nga Komisioni dhe rrethanat kur tejkalohet tarifa as që do të shqyrtohen më.

Konsultimi publik për këtë ndryshim pritet të përfundojë më 30 janar 2024 dhe është i hapur në këtë faqe: https://konsultimet.rks-gov.net/vieëConsult.php?ConsultationID=42246

Në vitin 2015, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin Nr. 05/L-054 për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Speciaizuara.

Ky ligj ka përcaktuar qartë qëllimin dhe fushëveprimin e tij.

Zbatimi i këtij ligji bëhet nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, respektivisht Komisioni për Buxhet dhe Financa dhe Ministria e Drejtësisë. Ndonëse konsultimi publik ka filluar para 11 ditëve, deri më tani nuk dihet nëse pjesë e këtij procesi janë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës. /Demokracia.com/