“Kosova nuk do të ketë ushtri” | Ushtria e Kosovës, në të cilën nuk besonte Kurti, niset për Britani, do të stërvit trupat e ushtrisë ukrainase -Video

- in Lajme

Kur u bë shteti i Kosovës, njeriu që më së paku besonte në funksionimin e tij ishte kryeministri aktual Albin Kurti.

Ai nuk besonte as në shtetin dhe as krijimin e ushtrisë së tij, shkruan Demokracia.com.

Në një intervistë të realizuar në vitin 2012 në Radiotelevizionin e Kosovës pas përmbylljes së mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës, Kurti kishte thënë se Kosova nuk do të ketë ushtri.

“Do ta kemi KFOR-in këtu, EULEX-in këtu, UNMIK-un këtu, mbi bazën e njëjtë që e kishin edhe më herët. Kosova nuk do të ketë ushtri. Nuk jemi shtet normal me sovranitet e me pavarësi të plotë nëse nuk kemi ushtri dhe kufij të mbrojtur. Këto nuk do të ndodhin”, kishte deklaruar Kurti.

 

 

Por,  një kontingjet i ushtarëisë që Albin Kurti nuk e besonte, është nisur në Mbretërinë e Bashkuar për operacionin “INTERFLEX”.

Ky operacion realizohet në mbështetje të personelit ushtarak të Ukrainës.Për këtë ka reaguar Ambasada Britanike në Prishtinë, duke thënë se Kosova ka mbështetur dhe demonstruar solidaritet me Ukrainën që nga fillimi i luftës.

“Mbrëmë i uruam lamtumirën një kontingjenti të ushtarëve të FSK-së para se të fluturonin në Britani të Madhe për të mbështetur operacionin INTERFLEX.

Kosova ka mbështetur dhe demonstruar solidaritet me Ukrainën dhe popullin ukrainas që nga fillimi i luftës.

Operacioni INTERFLEX zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim stërvitjen e trupave të ushtrisë ukrainase. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë ofruar gatishmëri për angazhimin e instruktorëve për të ndihmuar në procesin stërvitor të Ushtrisë së Ukrainës në kuadër të këtij operacioni”, shkruan Ambasada britkanike. /Demokracia.com/