Bie kulmi i objektit të Komunës së Re në Prishtinë, dyshohet për një të vdekur

- in Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Arbëria, pasi një person dyshohet se ka humbur jetën tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali merr vesh se çatia e objektit të ri të Komunës së Prishtinës, ka rënë duke i shkaktuar viktimës lëndime që dyshohet të jenë fatale.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë një konfirmim zyrtar, mirëpo të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.

 

/GazetaSinjali/