​Aguero nën “radarin” e skuadrave të mëdha evropiane

- in Sport

Ylli i Manchester Cityt po tërheq vëmendje nga shumë skuadra evropiane.

Barcelona, Paris Saint-Germain, Juventus dhe Inter janë duke e monitoruar sulmuesin Sergio Aguero, raporton “The Mirror”.

Katër klubet gjigante kanë kontaktuar agjentët e argjentinasit, për të shikuar rreth mundësisë së transferimit të tij, pasi që kontrata aktuale e tij me Cityn do të skadojë në fund të këtij sezoni, përcjell KosovaPress.

Siç raportohet, krerët e Manchester Cityt ende nuk i kanë ofruar ndonjë kontratë të re Agueros, dhe ky i fundit pritet në fund të këtij edicioni të jetë lojtar i lirë, duke alarmuar kështu skuadrat e interesuara për shërbimet e tij./KosovaPress