15 persona kanë pranuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, pas shpërthimi të një bombole të gazit në Kçiq të Mitrovicës.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e këtij spitali, Nita Mustafa, e cila theksoi se njëri prej tyre është liruar për në shtëpi.
“15 persona kanë pranuar trajtim. 14 prej tyre janë dërguar për trajtim në QKUK. Ndërsa njëri prej tyre është liruar për në shtëpi”, ka thënë Mustafa.
Ndërsa rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili nga informatat e para tregoi që 13 janë të lënduar.
/Demokracia