Fyerjet e VV-së ndaj Ali Ahmetit, Berisha: Ata do të pësojnë debakël si në Shqipëri

- in Lajme

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj fyerjeve që këshilltarët e kryeministrit Albin Kurti po ia bëjnë liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Ai është shprehur i bindur se politika përçarëse e VV-së nuk do të shitet në Maqedoninë e Veriut.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se ata do të pësojnë debakël sikurse në Shqipërisë.

Albini dhe neojugosllavët rreth tij, me sulmet e ulëta ndaj Ali Ahmetit po mendojn se ju shitet politila përqarëse si në Kosovë edhe në Ilirid (Maqedoni v). Ata do të pësojn debakël si në Shqipëri edhe në Ilirid, sepse atje nuk ka hajvana dhe trushpërlarë si në Kosovë dhe Lugin ku propaganda e pregaditur në kuzhinat e Beogradit për përqarje të shqiptarëve e qe plasohet nga regjimi i Albinit, shitet si bakllava”, ka shkruar Berisha.

Megjithatë, ai ka treguar se e ka këshilluar Ahmeti që të mos injorohen të tillët.

Në takimin e rastësishëm me Alin dhe mbeshtetësit e tij para një kohe, ju pata thën: keni kujdesë mos e injoroni siç kemi bër ne në Kosovë, sepse këta janë raca më e poshtër që njeh politka shqiptare në Ballkan dhe ka me ju kushtu propaganda gebelsiane e financuar nga lobi sllavo-rusë që e praktikon Albini me mbeturinat e Serbisë”, ka shkruar Berisha.

/Demokracia