“Albin Kurti po dobësohet”, kështu është shprehur Blerim Gjeladini nga kompania botërore “Terra World”, pas publikimit të analizës për aktivitetin e kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani në rrjetet sociale.
Në llogarinë e tij në Facebook dhe Instagram, kryeministri Albin Kurti ka trend negativ prej -43.79% në krahasim me vitin aktual, ndërsa presidentja Vjosa Osmani ka një trend shumë negativ prej -55.50% në raport me vitin paraprak, përcjell Demokracia.com.
Sipas ekspertit Blerim Gjeladini, ky trend mund të reflektojë një rënie në mbështetjen e tyre politike ose të paktën një dobësim të përceptimit publik. Ai ka renditur disa faktorë, ku një ndër faktorët kryesorë është edhe ndjenja e përgjithshme e lodhjes së elektoratit.
Postimi i plotë ekspertit Blerim Gjeladini, i cili ka vite që punon në Tiranë për kompaninë izraelite Terra World:
Rënie në angazhimin e rrjeteve sociale sinjalizon sfidat e mbështetjes për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin
Bazuar në të dhënat nga Facebook dhe Instagram për vitin 2023, në krahasim me 2022, tendencat e angazhimit në rrjetet sociale për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin janë si më poshtë:
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë përjetuar një rënie të theksuar në angazhimin e mediave sociale në krahasim me vitin e mëparshëm, me një trend negativ përkatësisht prej -42.04% dhe -43.65% në përgjithësi. Kjo rënie në angazhimin mesatar në Facebook dhe Instagram mund të reflektojë një rënie në mbështetjen e tyre politike ose të paktën një dobësim të perceptimit publik. Për një politikan, mbështetja në mediat sociale nuk është thjesht një barometër i popularitetit, por edhe një tregues kyç i angazhimit të elektoratit dhe mbështetjes qëndrueshme.
Në rastin e Albin Kurtit, një trend negativ prej -43.79% në Facebook dhe -40.28% në Instagram sugjeron se ka pasur sfida në tërheqjen dhe mbajtjen e vëmendjes së ndjekësve. Kjo mund të lidhet me një sërë faktorësh, përfshirë ndoshta ndryshime në narrativën politike, ngjarje të caktuara që nuk kanë rezonuar pozitivisht me bazën e tij të mbështetësve, ose ndoshta një ndjenjë të përgjithshme të lodhjes së elektoratit.
/Demokracia