Kryeministri Albin Kurti është lajmëruar në rrjetet sociale.
Ai ka uruar Krishtlindjet Ortodokse përmes një postimi.
Por, kryeministri vazhdon heshtjen e tij karshi arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj nga autoritetet e Serbisë.
Tashmë kanë kalur ditë nga arrestimi i Dakajt por Kurti nuk e ka bërë asnjë reagim.
Por, në vitin 2019, sa ishte në opozitë, reagonte për arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së.
Kurti atë kohë kërkonte qeveritarët që kjo të përdorej si kushtëzim në dialog.
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj është arrestuar mëngjesin e së premtes nga autoritetet e Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdarë.
Avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, ka thënë se informatat e fundit që i ka janë se tashmë Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kushumli në Qendrën Kryesore të Paraburgimit në Beograd, në rrugën Bacvanska.
Sipas Smakiqit, Prokuroria e Serbisë pretendon se ai në vitin 1999 ka kryer krime lufte./Demokracia.com/