“Bashkëpunëtori” i Mimoza Kusarit, Radojçiq, në mesin e biznesmenëve më të pasur të rajonit

- in Lajme

Gazeta Serbe “Nedeljnik”, së fundmi ka publikuar listën e 100 njerëzve më të pasur në Ballkanin Perëndimor. Në mesin e 100 biznesmenëve më të pasur të rajonit janë edhe krimineli serb Milan Radojçiq, i kërkuar ndërkombëtarisht për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, dhe Zvonko Veselinoviq, biznesmen kontravers dhe ortak i hershëm i Milan Radojçiq.

Në listën prej 100 personave, Radojiçiqi dhe Veselinoviqi janë në pozitën e 48-të.

Sipas listës, pasuria e të dyshuarit për terrorizëm, pra Radojçiqit dhe bashkëpunëtorit të tij në shumë biznese, Veselinoviq kap vlerën prej prej 426,663,176 milionë euro.
Këta dy persona të botës së krimit janë sanksionuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe./Demokracia