Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka qenë cak i sulmeve të pushtetit, pasi ai e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Fondin Sovran.
Zëvendësministri Avni Zogiani doli me një postim propagandues kundër Shalës, duke thënë se familjarët e deputetit janë të vendosur në pozita të larta në ndërmarrje të ndryshme, shkruan Demokracia.com.
Në fotografinë e publikuar thuhet se gruaja, vajza, djali, dhëndri dhe një mik i tij janë punësuar në ndëmarrjet Ferronikel, KEK, BQK, KOSTT, KRPP, Komisionin e Minierave, etj.
Ndaj këtyre pretendimeve, reagoi Shala duke i demantuar dhe paralajmëruar padi ndaj Zogianit, nëse s’kërkon falje.
POSTIMI I PLOTË:
/Demokracia