Pasi foli për luftë, Kurti menjëherë iku nga Kosova dhe shkoi te miqtë në Norvegji për Krishtlindje -Video

- in Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që festën e Krishtlindjeve ta kalojë në Norvegji, atje ku jeton bashkëshortja e tij dhe familja e bashkëshortes.

Nacionale ka siguruar një video ku shihet kryeministri Kurti teksa del nga aeroplani pas arritjes në Oslo.

KURTI SHKON NË NORVEGJI PËR KRISHTLINDJE – VIDEO

Në video Kurti shihet i buzëqeshur dhe teksa komunikon me shqiptarë të tjerë që ishin në aeroplan.
Udhëtimet e Kurtit në Norvegji janë më të shpeshta, pasi atje jeton edhe vajza e tij. Këtë e kishte konfirmuar edhe Kurti muaj më parë gjatë një konference për media./Demokracia