“Dera e Presidencës është gjithmonë e hapur”, Osmani ‘zbut’ fjalorin me opozitën, dy muaj pasi u shpalli betejë politike

- in Lajme

“Kushdo që do betejë politike me mua, betejë politike do të ketë”, kështu iu kishte drejtuar presidentja Vjosa Osmani, opozitës më 17 tetor të këtij viti.

Dy muaj pas kësaj deklarate, Osmani është “zbutur” karshi opozitës, shkruan Demokracia.com.

Kjo zbutje e fjalorit të Osmanit vjen në kohën kur Qeveria po tenton ta “paketojë” Zajednicën si marrëveshje të mirë para qytetarëve.

Osmani sot në një prononcim për media foli për takimin me krerët e partive opozitare, duke shtuar se dera e saj është e hapur për të gjithë ata që duan të punojnë për të mirë e qytetarëve.

“Nuk ka pasur anulim. Siç edhe e kanë njoftuar nga Zyra ime ka qenë çështje disa minutëshe, çështje protokollare dhe natyrisht se dera e Presidencës është gjithnjë e hapur siç ka qenë deri më tani, në mënyrë që takimet me partitë opozitare të diskutojmë dhe t’i marrim parasysh qëndrimet e tyre dhe për aq sa është e mundshme t’i përfshijmë në qëndrimet institucionale e Republikës së Kosovës”.

“Natyrisht që kur ata dëshirojnë që të takohemi, në mënyrë t’i unifikojmë qëndrimet për këto tema që janë të rëndësishme për qytetarët dhe për të ardhmen e vendit tonë, si presidente e vendit jam e gatshme”, u shpreh Osmani./Demokracia.com/