Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar ndaj Vetëvendosjes për deklaratën e tyre rreth opozitës.
Sot gjatë ditës, Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka thënë se opozita pa aletrnativë po e shfrytëzon Gjykatën Kushtetuese.
Reagimi i VV-së erdhi pasi PDK ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran.
Tahiri lidhur me këtë ka shkruar se partia në pushtet, Vetëvendosje po frikësohet nga “kushtetutshmëria dhe ligjshmëria prandaj janë në panik”.