Sa herë që dy zëvendësit e kryeministrit Albin Kurti shfaqen në ndonjë intervistë, Besnik Bislimi e Donika Gërvalla, ata do të nxjerrin zbuluar gënjeshtrat dhe dobësitë e tij.
Vetëm një natë pas Besnik Bislimit, i cili doli në RTK më 15 dhjetor dhe zbuloi skandalin e madh të shefit të tij, se Zajednica e pranuar prej tij i referohet Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, është shfaqur Donika Gërvalla Shwarz në TV Dukagjini, ku gjithashu ka nxjerrë në pah dorëzimin e shefit të saj, shkruan Demokracia.com.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë në intervistën e saj më 16 dhjetor 2023 se Zajednica apo Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe “është një temë që më së paku varet nga ne”. “Sa i përket Asociacionit, ajo është një temë që më së paku varet nga ne.
Topi është te bashkësia ndërkombëtare, e cila ka thënë që nëse kemi një draft, i cili nuk e cënon as sovranitetin, as funksionimin e Republikës së Kosovës, as integritetin e saj territorial, atëherë për një draft të tillë nuk mund të sigurojmë mbështetjen edhe të palës tjetër”, ka thënë Gërvalla.
Kjo deklaratë e ministres Gërvalla, nxjerrë në pah dorëzimin e kryeministrit Kurti përballë premtimit të tij të madh se “populli e ka votuar të parandalojë Zajednicën / Bosnjëzimin e Kosovës”.
“[Me Zajednicë] donin të përsërinin Bosnjën në Kosovë. Unë nuk do ta lejojë këtë, qofsha në opozitë, qofsha në Qeveri. Kjo është arsyeja se pse njerëzit më votuan: Për të parandaluar Bosnjëzimin e Kosovës. Beogradi dëshiron të ketë një shtet brenda një shteti. Shteti i Serbisë me pavarësi brenda Kosovës”, deklaronte Kurti për HARDtalk të BBC-së më 3 nëntor 2021.
Një ditë para Gërvallës, më 15 dhjetor, zëvëndësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shpërfaqur në publik njërin nga sandalet më të mëdha të kryeministrit Kurti, të cilit veprimet dhe obligimet që ka marrë para bashkësisë ndërkombëtare, i rezolutojnë të rrezikshme për kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës.
“Diku në draft [Rezoluta 1244] përmendet. Për këtë përgjigjen ata që e kanë hartuar”, ka zbuluar Bislimi në RTK.
Kryeministri Kurti ka filluar procesin e themelimit të Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas Nenit 7.
Më 21 tetor 2023, Kurti ka pranuar edhe draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të cilin ia kanë dorëzuar 5 emisarët që përfaqësojnë ShBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Italinë, si dhe më 26 tetor 2023 ka shprehur gatishmëri para liderëve evropianë (Scholz, Macron, Meloni, Michel, Borrell) që të njëjtin ta nënshkruajë. /Demokracia.com/