Gara më prestigjioze në Evropë, ajo e Ligës së Kampionëve, rikthehet sot me dy ndeshje tejet interesante.
Atletico Madrid pret si vendës gjigantin anglez Chelsea, dhe Bayern Munich është mysafir i skuadrës italiane Lazio, përcjell KosovaPress.
Takimi i fundit i Atleticos me “Blutë” e Londrës ishte në vitin 2017, ku rezultati përfundimtar ishte 1:1, por Chelsea arriti të kualifikohej tutje, ku rezultati i përgjithshëm ishte 3:2.
Në anën tjetër, ky do të jetë takimi i parë mes Lazios dhe Bayern-it, ku italianët do të kërkojnë që të befasojnë kampionin aktual të Ligës së Kampionëve.
Programi i plotë i ndeshjeve në Ligën e Kampionëve:
21:00 Atletico Madrid – Chelsea (Stadiumi neutral Arena Naționala) – Bukuresht/Rumani
21:00 Lazio – Bayern Munich (Stadiumi Olimpico) /KosovaPress