Shkatërrimi i shpresës së popullit | Ministrja e Kurtit, Gërvalla për pagën mujore 7500 euro të Gani Jakupit: Shumë modeste

- in Lajme

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në mbledhjen e komisionit parlamentar për punë të jashtme që po mbahet sot në Kuvendin e Kosovës, është pyetur edhe për angazhimin e Gani Jakupit, konsulentit që bëri bujë në media, i cili u raportua se merr pagë prej 7 mijë e 500 eurove.

Gërvalla u pyet nga deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi në lidhje me këtë rast. Mes tyre pati edhe përplasje, teksa kryediplomatja tha edhe se refuzon që me PDK-në të flasë për financa.

Ajo tha se paga e Jakupit nuk është mujore, por tha se bëhet fjalë për një projekt të tërë, në të cilin siç tha ajo, Jakupi është i angazhuar me një “shumë modeste”. Gërvalla tha se çdo gjë është e bazuar në ligj, teksa akuzoi opozitën se po e përdorë këtë rast për ta sulmuar.

“Për këshilltarin me pagë mbi 7 mijë euro. Më lejoni për shkak se dokumentacioni ekziston që partia që pikërisht ju e përfaqësoni në kohën kur ka qenë në pushtet ka paguar ka paguar 15 fishin e 7 mijë e 500 euro i ka paguar pikërisht janë nja 4.5 milionë të cilat janë paguar për krejt të tjera synime dhe krejt tjera qëllime prandaj me PDK-në unë sinqerisht hezitoj të flasë për financa.

Gënjyet nga fillimi deri në fund sepse në kuadër të diplomacisë kulturore dhe në kuadër të përpjekjeve tona për të krijuar një ambient tjetër te vendet jonjohëse, si ministër shfrytëzojmë të gjitha mundësitë dhe instrumentet, natyrisht duke e kursyer buxhetin e Kosovës sepse të angazhosh një kompani e cila kushton 4 milionë, por vështirë është të gjesh personalitete të rëndësishme kulturore dhe publike të vendeve të ndryshme, me një shumë shumë modeste e cila pothuajse nuk i tejkalon shpenzimet që që buxheti i Kosovës i ka për një diplomat në vendin pritës. Pra ndërkohë që zonja Musliu-Shoshi dhe të gjithë ata që mundohen të denigrojnë personalitetin e njerëzve të shquar, si në rastin e zotit Gani Jakupi. Të gjithë ata personalite tona bëjnë sikur nuk e kuptojnë që nuk ka të bëjë kjo…kjo nuk është pak, kjo është një projekt i lidhur me objektiva të qarta të përcaktuara saktë, i cili i shërben Republikës së Kosovës dhe vendosjes së saj nëpër vende jonjohëse. Prandaj jam shumë krenare, shumë jam krenare që me këtë shumë modeste, e cila nuk është pagë mujore, e cila është shuma që përfshinë shpenzimet e një projekti të tërë 1 vjeçar, dhe e cila është një shumë që është shumë modeste krahasuar me të gjithë dokumentacionin që unë kam parë për lobim në Afrikë dhe shtetet e tjera. I kam parë me kujdes sepse detyra ime, tjetër që janë kontrata konfidenciale të së kaluarës të cilat nuk i ka desiklafikuar ende insitucioni përkatës. Në vend se të hidhet baltë mbi personalitete të tilla. Ky instrument legjitim, i bazuar i bazuar në ligj. Nuk ka asnjë dielmë, asnjë mister, asgjë. Ai nuk është këshilltar i imi. Ai ka një kontratë në bazë të së cilës angazhohet. Dhe fakti që për të më sulmuar mua nuk kursejnë as personalitetet e shquara publike, vetëm për ta sulmuar Donika Gërvallën sepse opozitës i kanë ikur të gjitha mjetet e tjera”, tha ministrja Gërvalla./Deomkracia