I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendësndihmës sekretari, Gabriel Escobar i është përgjigjur një letre dërguar Departamentit të Shtetit Amerikan nga Haxhi Dauti – president i Këshillit Shqiptar Amerikan, lidhur me 24 shtatorin dhe shqetësimin për sigurinë në Kosovë dhe rajon, transmeton FrontOnline.
Ai shkruan në përgjigjen e tij se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dënuan publikisht sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës.
“Ne i bëmë thirrje Serbisë, që të “të tërheqi” grumbullimin e trupave të saj në kufirin me Kosovën, gjë që ajo nuk e ka bërë. Ne i kemi bërë thirrje Serbisë, që të ndërmarrë hapa konkret për të na siguruar që ajo çka ndodhi (24 shtator), të mos ndodhë më kurrë , dhe, që grupet paramilitare që veprojnë në veri të Kosovës të çarmatosen dhe të shpërbëhen”, thuhet në letër.
Më tej thuhet se SHBA pret nga Serbia që të “gjejë” përgjegjësit pikërisht ata që ishin të përfshirë në sulmin e 24 shtatorit, dhe (Serbia), duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës dhe atë të NATO-s në kuadër të KFOR-it.
Eskobar shprehet se Shtetet e Bashkuara po punojnë gjithashtu me Kosovën, partnerët e BE-së dhe aleatët e NATO-s për të parandaluar ndonjë tjetër incident si ai i 24 shtatorit.
Ai ka shkruar se Policia e Kosovës ka rritur koordinimin e saj me KFOR-in dhe KFOR-i ka rritur praninë e saj në Veri.
“Normalizimin e marrëdhënieve, për Gabriel Escobar Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit , zyrtari i lartë që mbikëqyr politikën ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet thelbësor për sigurinë e qëndrueshme, kështu që ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje palëve që të punojnë drejt kësaj përmes dialogut të lehtësuar nga BE.
“Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike”, transmeton FrontOnline.
Ndërsa e mbyll përgjigjen duke i thënë se mbetet i hapur për diskutime të mëtejshme me zotin Dauti, premton se të njëjtën gjë do ta bëjë edhe për kolegët e Këshillit Shqiptaro-Amerikan, në komunitetin shqiptarë.
Lidhur me temën e tërheqjes së ushtrisë, vlen të theksohet se president serb, Aleksander Vuçiq dje ka reaguar lidhur me një deklaratë të sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg nga takimi i Shkupit, ku ai bëri thirrje për tërheqjen e forcave ushtarake nga kufiri me Kosovën.
Kështu Vuçiç theksoi se Ushtria Serbe,nuk i ka tejkaluar asnjëherë kompetencat e saj, “dhe se ku e vendosim ushtrinë tonë është puna jonë”./Demokracia