Mëngjesin e së dielës një person ka refuzuar t’ia prezantojë policisë kufitare në Bërnjak dokumentet identifikuese dhe patentë shoferin.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se i njëjti ka tentuar të largohet me veturë, por Policia ka arritur ta ndalojë dhe e ka shoqëruar atë për në stacion policor për intervistim, derisa njërin nga zyrtarët policorë e kishte sulmuar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i policisë:
Fsh. Bërnjak, Zubin Potok / 19.11.2023 – 09:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte refuzuar t’i prezantoj dokumentet identifikuese dhe lejen e qarkullimit të veturës, duke tentuar të largohet me veturë. Zyrtarët policor kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin dhe më pas gjatë arrestimit i dyshuar duke rezistuar kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Demokracia