Kurti, njeriu që ia ndalonte partisë së vet ta shikonin lojën e Kosovës, i gëzohet barazimit me Zvicrën

- in Lajme

Kryeministri Albin Kurti kur u kualifikua Shqipëria në Evropian bëri një postim pas pak minutave por për Kosovën që luajti kundër Zvicrës mbrëmë iu deshtë disa orë për të bërë një postim.

Pa emocion dhe i ftohët, Kurti përgëzoi lojtarët e Kosovës dhe uroi Zvicrën, shkruan Demokracia.com

“Pa lojtarët kryesorë, kundër një ekipi që është në mesin e Top 15 kombëtareve të futbollit në botë, si mysafire, Kosova mbrëmë përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar. Barazim në Basel, sikurse edhe në Prishtinë. Faleminderit djemve tanë për emocionet në çdo ndeshje. Përvojën e fituar gjatë këtyre kualifikimeve, ta vëmë në funksion të përgatitjeve për fushatën e kampionatit botëror 2026. Zvicrës ia urojmë kualifikimin në Euro 2024.”, shkroi Kurti.

Kosova mbrëmë barazoi me rezultat 1:1 kundër Zvicrës në Bazel, por që s’ishte rezultat i mjaftueshëm për t’u kualifikuar në “Euro 2024”.

Golin për Kosovën e shënoi talenti Muhamet Hyseni në minutën e 82-të./Demokracia.com/