Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mund të konkludojmë se është një prej personave publik që pothuajse nuk e kalon asnjë paraqitje pa lënë pas ndonjë gafë.
Pos gabimeve në diplomaci, ajo nuk u ka punët hiç mirë as me identifikimin e flamujve të shteteve.
Në një takim me një delegacion nga Nepali, ministria e saj e ka përdorur flamurin e këtij shteti me pjesën e pelhurës së bardhë shtesë që nuk përdoret në flamurin zyrtar.
“Takim i shkëlqyer me z. Raj Kishor Yadav, Kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Turizmit të Nepalit në margjinat e #UlpianaForum2023! Së bashku diskutuam nevojën strategjike për pika hyrëse për t’i afruar vendet tona ”.
Megjithatë, për shkak të formatit të vogël të flamurit, jozyrtarisht nëpër dizajne të ndryshme përdoret edhe me pelhurën e bardhë./Demokracia