A e kanë seriozisht apo do të tërhiqen prapë? | Kurti e zyrtarizon në Bruksel kushtëzimin për Zajednicën – “Vetëm nënshkrimi nënkupton pranim dhe zbatim të marrëveshjeve”

- in Lajme

Vetëm nënshkrimi nënkupton pranim dhe zbatim të marrëveshjeve”, tashmë ka marrë karakter zyrtar si një formulë kushtëzuese për zbatimin e Marrëveshjes Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksit të zbatimit të saj [Ohër, 18 mars 2023].

Një qëndrim i tillë kushtëzuese është paraqitur zyrtarisht edhe nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë takimit me emisarin evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, të enjten më 16 nëntor 2023, shkruan Demokracia.com.

“Draft-propozimi për zbatim të nenit 7 ndërlidhur me nenin 10 nuk ishte pjesë e diskutimeve, por u ritheksua qëndrimi i Kryeministrit Kurti të paraqitur me 26 tetor para liderëve, që nënkupton se ecja tutje duhet bërë në pajtim me parimin se vetëm nënshkrimi nënkupton pranim dhe zbatim të marrëveshjeve”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë nga Qeveria: https://kryeministri.rks-gov.net/blog/zevendeskryeministri-bislimi-u-takua-me-perfaqesuesin-special-te-be-se-miroslav-lajcak-2/

Këtë “kushtëzim” kryeministri Kurti e prezantoi më 26 tetor 2023 edhe para Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, Zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian, Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, si dhe emisarit të tij për rajonin e Ballkanit dhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçakut.

Megjithkëtë, nuk dihet se a duhet të trajtohet me seriozitet formula e re kushtëzuese e palës kosovare. Faktet e mëhershme tregojnë se qëndrimet e kryeministrit Kurti nuk kanë jetëgjatësi. Ato shuhen shpejtë.

Kështu ka ndodhur edhe me iniciativën e Kurtit dhe të presidentes Osmani që rikthimi në dialogun me Serbinë të kushtëzohet me sanksionimin e Serbisë për përgjegjësinë në organizimin e silmit tërrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“24 Shtatori” ka mbetur një ngjarje e harruar pavarësisht epërsisë që kishte krijuar në dialog për shkat të mbështetjes nga Serbia të një grupi terrorist që sulmoi Republikën e Kosovës. Pala kosovare nuk arriti që ta kapitalizojë në dialogun me Serbinë mometumin e ri të krijuar. As “kushtëzimi” i tyre për t’u rikthyer në tavolinën e dialogut nuk kishte sukses. /Demokracia.com/