Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që listën e dëshmitarëve që planifikohen që të dëshmojnë gjatë periudhës janar-mars, ta dorëzojë jo më larg se data 14 dhjetor 2023.
Ky urdhër u mor në fillim të seancës gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
“Trupi gjykues i kujton ZPS-së që detyrimin sipas paragrafit 73 për përshpejtimin gjyqësor sa i takon njoftimin e dëshmitarëve që ZPS-ja synon që të thërras për periudhën tremujore në vijim. Duke marrë parasysh këtë, trupi gjykues urdhëron ZPS-në që të dorëzojë një listë të dëshmitarëve që planifikon që të jepin dëshmi gjatë periudhës janar deri në mars të 2024, por jo më vonë se të enjten më 14 dhjetor 2023”, tha Smith III.
Smith tha se sa i takon çështjes së ngritur nga avokati Ben Emmerson, trupi gjykues ka vlerësuar se ZPS-ja ka vepruar në përputhje me procedurat dhe rregulloret që parashihen për zhvillimin e procesit gjyqësor./Demokracia