Policia në pritje të takimit me kryeministrit Kurti, ende nuk dihet dita e takimit

- in Lajme

Policia e Kosovës është në pritje të takimit me kryeministrin Albin Kurti, i cili është paralajmëruar për këtë javë.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka treguar se ende nuk dihet dita e takimit.

Ai ka bërë me dije se kërkesat nuk janë vetëm për njësitë elitare të policisë, por për terë policinë.

Kryeministri sipas informatave që kam unë e ka caktuar për këtë javë, por nuk e ka caktuar ditën. Sa i përket kërkesave jo vetëm për njësinë elitare, kërkesat janë edhe për pjesën tjetër të Policisë më kushtet aktuale të gjithë pjesëtaret e Policisë të Kosovës janë të pakënaqur prandaj kërkesat tona janë për të gjithë pjesëtarët”, ka thënë Zeqiri për EO.

Nëse kërkesat nuk realizohen, ka thënë ai, sindikata do të veprojë.

Po mendojë mbasi vetë kryeministri ka reflektuar në këtë rast për një takim shpresojë që do të këtë mirëkuptim në kërkesat tona, në rast së kërkesat nuk realizohen definitivisht edhe ne si Sindikatë jemi të detyruar të veprojmë bazë kërkesave të Policisë varësisht cilat do të dalin ato”, ka thënë Zeqiri./Demokracia