Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që për 3 vjet të qeverisjes së tij dhe të Vetëvendosjes nuk ka arritur të realizojë asnjë projekt madhor kombëtar, e ka gjetur si strehë për t’u fshehur “20 vjeçarin e kaluar”, kohë në të cilën sipas tij, Kosova është shkatërruar, shkruan Demokracia.com.
Por, sot, do të dalë në pah hipokrizia e radhës e kryeministrit Kurti, i cili ka udhëtuar në kryeqendrën e Austrisë, për të marrë pjesë në edicionin jubilar të 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës.
Ai do të ngjitet në podium për të marrë një çmim që nuk tregon asgjë për suksesin e tij, por që flet për suksesin e qeverive të kaluara, në një kohë kur Kurti ishte opozitar dhe zhvlerësonte çdo të arritur të shtetit të ri të Kosovës.
“Me këtë rast, ai do të pranojë Çmimin Vjetor të Forumit Ekonomik “Partneri i Vitit 2023”, që do t’i ndahet Republikës së Kosovës për bashkëpunimin dhe kontributin 15-vjeçar në zhvillimin ekonomik në nivel kombëtar dhe rajonal, si dhe do të jetë pjesëmarrës në panelin e diskutimit me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. /Demokracia.com/
Njoftimi zyrtar: https://kryeministri.rks-gov.net/blog/kryeministri-kurti-udheton-per-ne-vjene-te-austrise/
Demokracia