Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar pas publikimit të një draft-statuti të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.
Përmbajtja e këtij draft-statuti nuk është konfirmuar ende. Megjithatë, ish-kryenegociatorja Tahiri e ka quajtur “skandaloz” përmbajtjen e draftit të Asociacionit të publikuar.
Tahiri ka shkruar se “Kosova shtet i UNMIKUT, sipas Kurtit“.
“Kosova shtet i UNMIKUT sipas Kurtit, Rezoluta 1244 pjese e statutit te Asociacionit, Skandaloze, e paparanueshme“, ka thënë ajo./Demokracia