PSD gjatë ditës së sotme ka mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit të Republikes së Kosovës.
Derisa deputeti i VV-së, Armend Muja po vinte me djalin e tij në Kuvend, aktivistët e kësaj partie e kanë “dekoruar” me “medaljen” “Regjimi i Zajdenicës”, siç kanë thënë ata si shenjë falënderimi për punën e bërë në themelimin e Asociacionit.
“Sot është seanca e Zajdenicës, fillimisht edhe deputet janë të Zajdenicës. Po ua japim nga një medalje për punën që e kanë bërë për themelimin e kësaj Zajdnicës”, kanë thënë PSD./Demokracia