Analisti Shenoll Muharremi ka paralajmëruar se seanca e sotme e Kuvendit të do të jetë e “nxehtë”.
Ai ka bërë me dije se kjo mund të jetë seanca më e fortë e këtij viti.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se tashmë janë mbrehur shpatat dhe fushëbeteja është gati.
“A jeni bë gati për seancën e Kuvendit të Kosovës sot? Në 11h fillon dhe Kryeministri ka me raportu për Asociacionin. Kjo mundet me qenë seanca me e fortë këtë vit. Gjithashtu, nëse nuk e merrni politikën shumë seriozisht, mundet me qenë edhe argëtuese. Tashmë janë mbreh shpatat dhe fushëbeteja është gati. Pop-corn mos e harroni”, ka shkruar Muharremi.
Demokracia