Profesori (askush nuk e di ku) dhe teleanalisti i afërt me pushtetin, Sadri Ramabaja, protestën e njësiteve më elitare speciale policore e ka quajtur “të manipuluar nga nëntoka e politikës” në një reagim që tejkalon caqet e mendjes së shëndoshë.
Edhe më të dhimbshme e bën kur po këtë “manipulim nëntoke politike” – që s’dihet as kujt i referohet as çka – ua atribuon edhe grevës së minatorëve të Trepçës, shkruan Nacionale.
Reagimi për të ardhur keq i Ramabajës:
Manipulimi i nëntokës politike me dy segmente të veçanta të shoqërisë sonë: me minatorët dhe me pjesëtarët e njësisë speciale FIT, kalon kufijtë e çoroditjes politike dhe shkon drejt absurdit e ksenofobisë.