Qindra metra nën tokë minatorët e “Trepçës” që disa dita janë në grevë.
Por, Qeveria Kurti ka zero interesim ndaj minatorëve që janë në grevë, shkruan Demokracia.com
Dje në konferencë për media, Kurti refuzoi t’i përgjigjet pyetjes se ‘a do t’i takoj minatorët?’.
Ai tha se duhet të shkoj të takoi një gazetar gjerman.
Minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në grevë urie prej katër ditësh dhe kanë insistuar se nuk do ta ndërpresin grevën deri në plotësimin e kërkesave.
Kërkesat e tyre janë përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit./Demokracia.com/