Çka përmban propozimi i BE’së, Kurti sekret: Emisarët na kanë thënë të mos flasim

- in Lajme

Kryeministri Albin Kurti është pyetur për përmbajtjen e propozimit që solli pesëshja, përfshirë edhe statutin për Asociacionin.

Kurti tha se për këtë i është kërkuar të mos flasë në detaje, por tha se ata e kanë shkruar draftin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“E respektojmë kërkesën e pesë emisarëve, derisa na kërkohet të mos flasim konkretisht për të. Emisarët kanë deklaruar se e kanë shkruar me kujdes duke pasë parasysh Kushtetutën dhe ligjin. Për bindjen tonë të fuqishme, vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë, s’do të duhet të harrojë sa shumë ka bërë Kosova për serbët që janë të pashembullta edhe për Europën”.

Kurti tha se ka hapa prapa, por për shkak të Serbisë.

“Kemi hapa prapa, për shkak të militarizimit të politikës atje. Politika atje mendon dhe vepron me gjuhën e forcës, e cila kur nuk janë organet e sigurisë, janë grupet paramilitare që sponzorizohen nga shteti”.

“Na është thënë që drafti për vetëmenaxhim që kanë sjellë është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe që nëse do të nënshkruhej aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë”./Demokracia