“Mos e ngrit zërin; s’jam i shurdhër, as budalla”: Vuçiqi nervozohet me pyetjen e gazetarit kosovar – Video

- in Lajme

Gazetari Xhemajl Rexha ka pasur një përplasje me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi gazetari kosovar e pyeti se pse ai nuk po e nënshkruante marrëveshjen e propozuar nga BE-ja.

Kjo pyetje, i pengoi Vuçiqit, i cili u pa i norvozuar.

Madje, Vuçiqi i tha gazetarit Rexha se nuk është i shurdhër dhe as budalla.

“Vetëm mos e ngrit zërin, vetëm sillu mirë, unë ju dëgjoj mirë” – deklaroi Vuçiqi, ndërsa Rexhaj i pyeti nëse mundet t’i përgjigjej pyetjes.

“Pse je kaq nervoz? Unë mund të imagjinoj pse je nervoz. Nuk jam i shurdhër, as budalla. Do të prononcojë çfarëdo që më duhet të them” – deklaroi ai./Demokracia